Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Man. United ngec sërish, vetëm barazim ndaj Southamptonit të Brojës

Manchester United ngec sërish në barazim 1-1, këtë herë në shtëpi përballë Southamptonit, me këta të fundit që vetëm tre ditë pasi mposhtën Tottenhamin në Londër, ndalën një tjetër skuadër që pretendon një vend në zonën Champions.

Në “Old Trafford” ishin miqtë që bënë një tjetër ndeshje për t’u admiruar, me Armando Brojën që e nisi nga minuta e parë dhe që në minutën e dytë bëri një shpërthim të jashtëzakonshëm, duke i treguar Raphael Varane se do të jetë një 90-minutësh mjaft i vështirë.

Megjithatë “djajtë e kuq” morën avantazhin në minutën e 21-të pas një kundërsulmi të shpejtë, me Jadon Sancho që shtyu topin në rrjetë, pas një pasimi perfekt të marrë nga Marcus Rashford.

Megjithatë baraspesha u vendos në fillim të pjesës së dytë dhe ishte Che Adams që mposhti portierin De Gea, ndërsa vlen të theksohet se Man. United pa t’i anuloheshin dy gola për pozicion jashtë loje, fillimisht nga Pogba e më pas Ronaldo.

Një ndeshje mjaft e mirë ndërkohë për Armando Brojën, që ishte i papërmbajtshëm me shpërthimet e tij, teksa në një moment ishe portieri De Gea që i mohoi një golin, ndërsa në dy raste të tjera kërkoi shërbimin për shokët e skuadrës, por pa sukses.

Pas javës së 24-t, Manchester United mban vendin e pestë me 40 pikë, ndërsa Southampton mbetet i 10—i me 29 pikë, shumë lart zonës së ftohtë të renditjes.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...