Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Marino: De Paul nuk largohet, nuk i shesim “yjet” në merkaton e janarit

Kapiteni i Udineses Rodrigo De Paul vijon të jetë një nga emrat më të lakuar në çdo sezon merkatoje dhe së fundi ka dalë sërish në skenë, si përforcim i mundshëm për skuadrat elitare italiane si Interi dhe Juventusi.

Mediat italiane flasin për një kërkesë prej 35 milionë eurosh nga ana e Udineses, por Drejtori Sportiv i friulianëve Pierpaolo Marino hodhi poshtë mundësinë e shitjes së argjentinasit në merkaton e janarit dhe tha se vetëm në verë mund të negociohet.

“Familja Pozzo (ka në pronësi Udinesen) nuk i shet asnjëherë futbollistët e rëndësishëm në merkaton e janarit. Mund të konfirmoj se De Paul nuk do të largohet tani, por vetëm në verë, nëse do të vijë oferta e duhur”, deklaroi Marino.

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...