Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Mayweather-McGregor, ja shifrat marrëmendëse

Është gjithcka gati për duelin e mijëvjecarit, eventin e shumëpritur nga të gjithë ata që dashurojnë sportin, sfidën mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor. Dy kampionët e ringut do të përballen në një ndeshje të vërtetë boksi në T-Mobile Arena të Nevadas në Las Vegas, mbrëmjen e të Shtunës së 26 Gushtit me orën amerikane, ndërsa të gjithë shqiptarët do të kenë mundësi ta ndjekin live këtë sfidë titanësh në ekranin e Supersport në orët e para të mëngjesit të së Dielës. Ajo mes Mayweather dhe McGregor do të jetë një përballje mes një prej boksierëve më të fortë të të gjitha kohërave dhe ylli të Multi Martial Arts, një miks i arteve marciale. E bukura qëndron te fakti se irlandezi 29-vjecar nuk ka marrë pjesë asnjëherë në karrierën e tij në një ndeshje të boksit profesionist. I ashtuquajturi dueli i mijëvjecarit do të zhvillohet me të gjitha rregullat e boksit dhe mbi të gjitha mbi një ring.

Të dy rivalët do të përdorin dorezat e boksit, dhe asnjëri nga  të dy nuk mund të bëjë goditje si në artet marciale dhe të përdorë lëvizjet e këtij lloj sporti.  Shifrat e kësaj përballjeje janë vërtet të cmendura dhe e bëjnë këtë duel akoma më spektakolar. Një biletë për të ndjekur T Mobile Arena të Las Vegas ndeshjen mes kampionit amerikan dhe irlandezit kushton nga 500 deri në 40 mijë Dollarë. Amerikanët ndërkohë duhet të nxjerrin nga xhepi 90 Dollarë për ta parë ndeshjen nga ekrani, ndërsa një anglez duhet të paguajë 20 Stërlina.  Por sa para do të arkëtojnë dy protagonistët. Edhe pse Mayweather sic ka deklaruar ai vetë pretendon shumë më tepër e sigurtë është që amerikani do të arkëtojë minimalisht 100 milionë Dollarë nga kjo sfidë, ndërsa McGregor, 75 milionë, pavarsisht rezultatit të ndeshjes. Eventi i 26 Gushtit është një makinë të ardhurash sepse nëpërmjet të drejtave televize dhe sponsorave organizatorët do të arkëtojnë shumën marramendëse të 600 milionë Dollarëve, një shifër rekord kjo që kalon 520 milionët që u arkëtuan nga përballja Mayweather-Pacquiao.

Lajme të tjera

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...