Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Mbappe, i tradhtuar, ia thotë “troç” Al-Khelaifit: Më lër të largohem!

Kylian Mbappé tashmë ia ka komunikuar PSG-së dëshirën e tij për të luajtur për Real Madridin këtë sezon. “Unë dua të shkoj në Madrid, nuk do të rinovoj,” mësohet t’I ketë thënë sulmuesi francez presidentit Al-Khelaifi. Siç raportohet nga mediet, sulmuesi është takuar me Al-Khelaïfin për të shprehur synimin e tij për të lënë kryeqytetin francez këtë sezon. Një takim që, a priori, nuk ndryshon planet e PSG-së, që nuk ka ndërmend ta shesë dhe merr përsipër rrezikun e humbjes së tij falas vitin tjetër.

Ky refuzim i ekipit parizien është një lloj “tradhtie” ndaj “yllit” francez. Al-Khelaïfi ra dakord me Mbappenë kur arriti te PSG në vitin 2017 se nuk do të parandalonte një largim të mundshëm në të ardhmen. Kjo është arsyeja pse sulmuesi ndihet i tradhtuar.

Synimi i Mbappésë ka qenë gjithmonë të largohet nga PSG në gusht. As nënshkrimi i Messit nuk e ka ndryshuar mendjen e sulmuesit, i cili dëshiron të përmbushë ëndrrën e tij për të luajtur për Real Madridin. Sidoqoftë, lojtari nuk do të shkojë në luftë me klubin e tij dhe, në rast se Al-Khelaïfi nuk heq dorë, Mbappé do të shkojë falas në Madrit në vetë të vitit 2022.

Një nga arsyet pse Mbappé nuk dëshiron të rinovojë kontratën është dëshira për të qenë më qendër të projektit të “Los Blancos”. Deklaratat e tij përpara disa muajve, kur kërkonte një skuadër me konkurruese, i pëlqeu presidentit Al-Khelaïfi, i cili solli në Paris një lojtar që ka fituar gjashtë Topa të Artë. PSG beson se ardhja e Messit mund ta bindë Mbappenë që të rinovojë, por lojtari tashmë ka marrë një vendim dhe ai është të largohet.

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...

Itali

Paraqitjet pozitive të skuadrave italiane në kompeticionet e UEFA-s, sidomos në këto vitet e fundit kanë bërë që Italia të renditet zyrarisht e dyta...