Boks

“McGregor do të gjobitet për goditjet e parregullta”

Që nga vendosja e datës përfundimtare në lidhje me përballjen Floyd Mayweather Jr. – Conor McGregor kanë kaluar plot 14 muaj dhe shpejt kemi mbërritur pikërisht në javën përcaktuese të këtij takimi, sidoqoftë janë të shumtë ata që kanë filluar të japin parashikimet e tyre për këtë duel të pazakontë. Mes emrave të shumtë spikat pikërisht Anthony Joshua, kampioni i botës në peshën e rëndë, që beson se Floyd Mayweather Jr. do të regjistrojë një fitore të lehtë ndaj Conor McGregor. Kampioni i padiskutueshëm i versioneve IBF dhe WBA, pas suksesit ndaj Wladimir Klitschko-s, Joshua është pjesë e të gjithë atyre që i japin fare pak shanse sportistit irlandez për të shkaktuar befasi, ndaj një boksieri të madh si Mayweather, që nuk ka pësuar asnjë humbje në karrierë. Në pritje të konfirmimit të duelit të tij me Kubrat Pulev, 27-vjecari shpreh bindjen për një fitore të thjeshtë, madje Joshua mendon se edhe disa nga boksierët me të cilët është ndeshur Mayëeather do ta mundnin një si McGregor. Sipas boksierit me origjinë nigeriane 29-vjecari irlandez nuk është në gjendje as për të rivalizuar. Joshua pranon se McGregor në UFC është një sportist i shkëlqyer, por “Notorious” kurrsesi nuk mund të konsiderohet si një boksier i shkëlqyer. Sipas përllogaritjeve Mayëeather mund të përfitojë deri 350 milionë dollarë, një shifër e paimagjinueshme jo vetëm për boksin por për të gjitha sportet, sidoqoftë Anthony Joshua mendon se kjo ndeshje nuk u kërkua nga Mayweather, pasi sipas tij “Pretty Boy” i ka treguar vlerat e tij dhe ka bërë gjithcka mirë, për më tepër veterani nga Michigan-i ka fituar mjaftueshëm para. Joshua beson se dueli i pagëzuar “The Money Fight” u bë i mundur pas kërkesave të shumta dhe dëshirës së tifozëve, por mbi të gjitha për shkak të insistimit të vazhdueshëm të McGregor, që gjithsesi do të futë në xhep cekun e majmë me plot 100 milionë dollarë. Dueli i famshëm Mayweather – McGregor ka ndezur debate të ashpra, megjithatë Joshua ka shprehur dëshirën për t’u ndeshur edhe vetë në një përballje të tillë. 27-vjecari britanik deklaroi se në të ardhmen ai shpreson që të boksojë jo ndaj një sportisti të UFC por ndaj një kundërshtari nga MMA, që është një përzierje e arteve marciale, madje Joshua shtoi se nuk përjashton që të ndeshet edhe brenda në kafaz, eksperiencë e rrezikshme, të cilën për hir të së vërtetës e kanë provuar më parë edhe boksierë fenomenalë si Roy Jones dhe James Toney. Ndërkaq, për ta mbyllur tepër interesante janë edhe fjalët e vetë Floyd Mayweather Jr. që ka zbuluar se McGregor do të gjobitet për cdo tentativë për të goditur në mënyrë të parregullt. “Money” më herët ka rrëfyer se krejt ndryshe nga takimi me Pacquiao-n këtë herë dëshiron të dhurojë spektakël duke synuar një boksim të drejtpërdrejtë në distancë të afërt, sidoqoftë për t’u rikthyer te sanksionet që mund të penalizojnë kundërshtarin e tij, Mayweather shpjegoi në një emision të ABC se shpreson që të jetë një ndeshje të pastër, përndryshe sipas tij sportisti irlandez do të rrezikonte 90% të shumës që pritet të përfitojë, në mos më shumë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency