Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Memushaj e Gjimshiti, me trajner të ri

Benevento ka vendosur një rekord absaolut në Serinë A, duke mos arritur të marrë asnjë pikë, në 9 javët e para të luajtura. Pikërisht për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë vendosur të largojnë nga pankina, trajnerin Marco Baroni, për t’ia besuar stolin një tjetër tekniku. Bëhet fjalë për Roberto De Zerbin, që ka drejtuar për 3 muaj Palermon, vitin e kaluar.

Te Benevento luajnë edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Mesfushori Ledian Memushaj dhe mbrojtësi, Berat Gjimshiti. Vlonjati ka qenë futbollisti i preferuar i Baronit, sepse ka startuar gjithmonë nga minuta e parë, ndërsa Gjimshiti ka gjetur më pak hapësira, kjo edhe për shkak të dëmtimeve. Gjithsesi, urojmë që tani me trajnerin e ri, dy futbollistët e kombëtares të kenë vazhdimësi në fushë dhe rezultate pozitive.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...