Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Milan me sytë nga Londra, kërkon 3 lojtarë nga Chelsea

Me merkaton e janarit në prag, Drejtori Sportiv i Milanit, Leonardo po planifikon përforcimet që do t’i vërë në dispozicion trajnerit Gattuso, me qëllim arritjen e objektivit të skuadrës, renditjen përfundimtare në zonën Champions.

Braciliani, i ndihmuar edhe nga Ivan Gazidis, po bëjnë Pazar pikërisht në Londër dhe më konkretisht te skaudra e Chelseat, nga ku shpresojnë që të afrojnë plot 3 futbollistë, nga një për çdo repart.

Kështu në mbrojtje pritet të vijë njëri mes Christensen dhe Gary Cahill, të dy të mbetur jashtë planeve të Maurizio Sarrit, në mesfushë spanjolli Cesc Fabregas, që do të shtonte eksperiencën dhe cilësinë në skuadrën e Gattusos dhe në sulm Mitxhy Batshuay.

Ky i fundit është aktualisht i huazuar te Valencia, por duket se spanjollët nuk janë të kënaqur me performancën e tij dhe mund ta kthejnë pas që në fund të këtij viti, ndërsa drejtuesit e Milanit janë gati ta marrin në Itali, nëse nuk arrijnë akordin për transferimin e Quagliarelës.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...