Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Ndjehem keq, nuk po e zgjoj dot Napolin”, Mazzarri: Më duket sikur duhet të “shpik” rrotën!

Dy ndeshje pa fitore në kampionat dhe Napoli që vijon të humbasë terren me vendin e katërt, objektiv tashmë kryesor për të kaltrit në kampionat. Sfida e radhës është ajo ndaj Torinos dhe me situatën aktuale, “hapat fals” janë të ndaluar.

Në konferencën për shtyp, trajneri Walter Mazzarri e pranoi se është një moment i vështirë, ndërsa theksoi se ndjehet në borxh me tifozerinë napoletane pasi nuk po arrin ta zgjojë skuadrën dhe ta rikthejë në “shinat e duhura”.

Lexo edhe:

“Duhet të “shpik” rrotën pasi nuk ka mënyrë tjetër. Me Monzan ishte një ndeshje e shkëlqyer, patëm shumë raste për të shënuar, por në fund e mbyllëm 0-0. Iu thashë djemve të vazhdonim në këtë mënyrë pasi rezultatet do të vijnë.

Këtu në Napoli më duan të gjithë dhe unë ndihem paksa në borxh me tifozerinë sepse nuk po mundem ta “zgjoj” skuadrën. Shpresoj të rikthehemi shpejt te rezultatet pozitive”, u shpreh Mazzarri.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...