Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Njoftimi i Partizanit: Ilir Daja s’është infektuar me Koronavirus, në stol ndaj Teutës

Në prag të ndeshjes me Teutën në “Elbasan Arena”, në disa mediet ka qarkulluar lajmi (mëngjesin e kësaj të mërkure) se trajneri i Partizanit, Ilir Daja, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 e për rrjedhojë nuk do të ishte në stol ndaj “Djemve të Detit”. Klubi i Partizanit ka reaguar me një njoftim për shtyp, duke hedhur poshtë këto lajme,

Njoftimi i Partizanit

“Duke marr shkas nga lajmi që po qarkullon sot në disa media vizive dhe ato të shkruara, të cilat njoftojnë se trajneri ynë, Ilir Daja është infektuar me COIVID-19, saktësojmë se një lajm i tillë nuk është aspak i vërtetë. FK Partizani garanton se trajneri Ilir Daja gëzon shëndet të plotë dhe aktualisht është i pranishëm në hotel, i grumbulluar së bashku me ekipin për sfidën ndaj Teutës, ndeshje e cila do të luhet sot, në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena”. U tërheqim vëmendjen mediave të caktuara të jenë më të përgjegjshme dhe profesioniste në informacionet që përcjellin. Në çdo moment të kontaktojnë strukturat përkatëse të klubit FK Partizani.”

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...