Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Nuk është gati për një klub si Bayern, gjermanët e huazojnë te klubi i futbollistit shqiptar

Në tentativë për të shtuar opsionet në repartin ofensiv si dhe për të zëvendësuar Kingsley Coman të dëmtuar, Bayern Munich transferoi në merkaton e janarit Bryan Zaragozën nga Granada. Formula e transferimit ishte huazim me detyrim blerje për shifrën e 17 milionë eurove, megjithatë deri më tani, spanjolli ka dështuar të bindë trajnerin Thomas Tuchel.

Lexo edhe:

Zaragoza ende nuk është përshtatur me bavarezët dhe në këtë frmë, drejtuesit po mendojnë që në verë ta huazojnë sërish në LaLiga.

Rayo Vallecano, klubi ku luan mbrojtësi i kombëtares, Ivan Balliu është edhe klubi më i kuotuar për ta transferuar sulmuesin 22-vjeçar. Gjithçka do të sqarohet në verë kur Bayern Munich ta ketë në pronësi të plotë kartonin e lojtarit e për të vendosur më pas edhe kushtet e huazimit të mundshëm në klubin e LaLiga-s.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...