Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

“Nuk jam fans i rotacionit”, Pioli: Kritikat nuk më bëjnë përshtypje

Pioli: Titulli llogari e mbyllur, për Championsin i besoj Allegrit
Pioli: Titulli llogari e mbyllur, për Championsin i besoj Allegrit

Milan përgatitet për ndeshjen e kthimit në Europa League aty ku kuqezinjtë luajnë në transfertë ndaj francezëve të Rennes. Triumfi 3-0 në raundin e parë të fazës së 1/16-tave, i bën italianët optimist për kualifikimin ndërsa në konferencë për shtyp, trajneri Stefano Pioli theksoi se nuk i pëlqen të bëjë rotacion masiv në formacion.

“Skuadra është mirë, kishim një ditë pushim pas të dielës dhe të gjithë lojtarët janë në kushte për të luajtur. Duhet të jemi të përgatitur për fillimin e ndeshjes, Rennes do të kërkojë të reagojë në fillimin e ndeshjes dhe për këtë duhet të jemi të përgatitur. Formacioni? Nuk më pëlqen rotacioni masiv, mendoj për menaxhimin për një grup që duhet të luajë pesë ndeshje në 15 ditë.

Lexo edhe:

Kritikat mbi përgatitjet e një ndeshje? Nuk e kam problem. Kur trajnon një skuadër të madhe dhe kur rezultatet mungojnë, atëherë vijnë edhe kritikat. Por, e theksoj që për mua nuk ka asnjë problem”, u shpreh Pioli.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...