Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Nuk po rinovon, mbrojtësi i Gjermanisë i ofenduar nga presioni i drejtuesve të Bayernit

Dy ditë më parë te Bayerni shpërtheu çështja “Süle”. Qendërmbrojtësi, kontrata e të cilit me klubin gjerman përfundon më 30 qershor, refuzoi të rinovonte. Është një rast i ngjashëm me atë të Alabas, një vit më parë. Gjermani, i cili është në orbitën e Barcelonës, nuk është zemëruar me klubin bavarez për arsye ekonomike.

Sipas “Sport1”, Sule nuk e ka kapërdirë presionin që i është bërë nga drejtuesit e lartë. Më konkretisht, ai është mërzitur shumë nga deklaratat e presidentit, Herbert Hainer, i cili është shprehur në formë ultimatumi. “Ne i kemi bërë ofertë Niklas Süles. Tani i takon atij të pranojë ose refuzojë. Sigurisht, duhet të jetë brenda një afati të caktuar kohor, sepse do të duhet të pozicionohemi në përputhje me rrethanat.”

Nuk kaluan pa u vënë re as kritikat e Rummenigges për një gabim të supozuar në mbrojtje kundër Eintrachtit pothuajse një vit më parë. “Stuhia” brenda klubit përkon me interesimin e Barcelonës për lojtarin. Ndërkohë, Bayern tashmë po mendon për Andreas Christensen dhe Antonio Rüdiger, të dy lojtarë të Chelsea-t, si zëvendësues të mundshëm të Süles. Megjithatë, lojtari i përfaqësueses gjermane ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...