Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Paqe” në Durrës/ Partizani i Abilaliajt i pathyeshëm, Teuta mbetet e fundit

Partizani regjistroi barazimin e katërt radhazi në kampionat, këtë herë duke u ndalur në shifrat 1-1 në “Niko Dovana” ndaj skuadrës së Teutës, në ndeshjen e prapambetur. Në një takim me shumë raste.

Durrsakët e Edi Martinit arritën të shënonin të parët në minutën e 24′ me anë të Ergys Peposhit, i cili me një diagonale të bukur nga brenda zone gjeti rrjetën dhe kaloi skuadrën e tij në avantazh.

Në pjesën e dytë, Partizani nisi të reagojë, por iu desh të priste deri në minutën e 75-të për të realizuar golin e barazimit. Ashtu si në derbi, ishte Albers Keko “heroi” i të kuqve, i cili shfrytëzoi maksimalisht këtë herë një top të shërbyer nga Hadroj për të barazuar shifrat.

Lexo edhe:

  1. Për herë të parë në historinë 111-vjeçare, ish-klubi i Pele përfundon në Ligën e Dytë
  2. VIDEO/ Neymar reagon pas rrëzimit të Santosit, tifozët djegin qytetin
  3. Profesor në fushë dhe jashtë saj, Xabi Alonso tekniku model që udhëheq Leverkusen: Nuk kam frikë
  4. Lautaro nuk ka asnjë dilemë: Rinovimi? Do të firmosja që nesër!

Teuta ishte më kërkuese në vijim, por nuk arriti dot që të realizonte golin e fitores. Ekipi bregdetar mbetet i fundit në renditje edhe pas kësaj sfidë, teksa shkon në kuotën e 14 pikëve.

Dy më pak se Laçi, Erzeni dhe Kukësi. Gara për mbijetesën është tepër e fortë, teksa nga vendi i pestë tek i fundit ndahen vetëm nga një pikë. Në anën tjetër Partizani mbetet pas Egnatias kryesuese, tani në kuotën e 30 pikëve, tri më pak se rrogozhinasit.

Trajneri Arbër Abilaliaj vijon të ruajë serinë e pathyeshmërisë nën drejtimin e të kuqve, teksa kjo ishte ndeshja e nëntë si timonier i Partizanit. Ndërkohë që shkon në shtatë numri i takimeve pa fitore për Teutën.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...