Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Partizani “bie” në Ballsh, shkon i “plagosur” në derbi, Vllaznia “pushton” Gjirokastrën

Bylisi i shkakton humbjen e tretë sezonale Partizanit (2-1) dhe ç’është edhe më e rëndësishmja e çon të plagosur në derbin me Tiranën, javën e ardhshme. Kampionët në fuqi të Superiores jo vetëm që nuk ia dalin të marrin pikë në një fushë  të vështirë si ajo e “Adush Muçës”, por largohen nga Ballshi me shijen e hidhur të mungesave të sigurta ndaj bardhebluve, pasi përveç Bruno Telushit që u ndëshkua me karton të kuq, edhe Rron Broja plotësoi numrin e kartonëve të verdhë, për të munguar në sfidën e ardhshme.

Takimi u zhbllokua që në minutën e 6-të, kur devijimi i Belicës, pasi goditjes së Ndrecës nga jashtë zonës mashtroi Alban Hoxhën, me topin që përfundoi në rrjetë,.

Pak çaste më vonë Çinari humbi një mundësi të artë, duke u nxituar në goditje, edhe pse ishte i vetëm përballë Hidit, gjithsesi në të 27-ën të kuqtë barazuan me Bardhit, që devijoi në rrjetë krosimin e Trashit, 1-1.

Alban Hoxha i mohoi një gol të sigurt Guindos në minutën e 50-të, ndërsa pak sekonda më vonë tentativa e Ndrecës përfundoi jashtë ngjitur me shtyllën.

Hoxha nuk mund të bënte asgjë në minutën e 54-t, kur Guindo fare pranë zonës së portierit shënoi të dytin për Bylisin, 2-1.

As aktivizimi i Brown e më pas i Solomon e Romeros nuk e ndryshuan rezultatet, por duhet theksuar se në kohën shtesë Isli Hidi bëri mrekullinë pas goditjes me kokë të Bardhit. Kujtojmë që në minutën e 89-të Bruno Telushi la fushën i ndëshkuar me karton të kuq. Bylisi me këtë sukses shkon në kuotën e 23 pikëve, dy në pak se Partizani, që edhe pas kësaj jave mbetet në krye me 25 pikë.

Një rezultat deri diku i papritur u arrit në Gjirokastër, aty ku Vllaznia mposhti në minutat e fundit Luftëtarin me rezultatin 0-2. Bluzinjtë marrin një goditje të rëndë në luftën për mbijetesë, pasi hendeku me skuadrën që renditet e 8-ta bëhet edhe më i thellë.

Në pjesën e parë vendësit patën një rast të artë të pashfrytëzuar të Hysenit, që përballë portierin shkodran goditi jashtë.

Kuqeblutë u treguan cinikë duke shënuar dy gola në fundit e ndeshjes, me Malotën në minutën e 85-të me kokë, dhe me Gilman Likën në kohën shtesë.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...