Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Presidenti i klubit brazilian zbulon ofertën për Ronaldon: Por ajo e Al Nassr ishte…

Gjatë prezantimit si përforcim i Al Nasr, të martën e kaluar, Cristiano Ronaldo zbuloi se kishte  pasur oferta nga disa klube, përfshirë një nga Brazili.

“Ishte oferta e Corinthiansit”, deklaroi presidenti i klubit, Duílio Monteiro Alves, në një intervistë për TV Bandeirantes, duke shpjeguar:

“Kemi bërë një propozim shumë kohë më parë, që kur filloi rrëmuja me të në Mançester. Kam folur me menaxherin e Ronaldos, Jorge Mendes, disa herë dhe më pas me dikë tjetër. Propozimin e bëra, madje shpresoja të mos e pranonte (qesh). Një lojtar i asaj madhështie i nxjerr paratë vetë.”

Më pas, drejtuesi lartë i klubit brazilian dha më shumë detaje:

“Ne bëmë një propozim për një pagë të barabartë me atë që kishte te Manchester United, e cila ishte e zbatueshme brenda pozicionit të sponsorëve. Por propozimi që erdhi nga Al-Nassr ishte 20 herë më i lartë.”

 

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...