Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Projektohet transferimi i madh, Osimhen drejt Premier League në janar

Victor Osimhen do të jetë prioriteti kryesor i Chelseat në merkaton e janarit. Sulmuesi nuk do të ishte kundër një lëvizjeje në Premier League, i shtyrë edhe nga problemet e shumta të Napolit në këtë sezon futbollistik.

Mauricio Pochettino dëshiron të përforcojë organikën me një sulmues qendre pas një starti jo të mirë. Dhe nigeriani i Napolit i plotëson kriteret e teknikut të Bluve të Londrës.

Presidenti i kampionëve të Italisë, Aurelio De Laurentiis, pritet të kërkojë më shumë se 100 milionë paund nga Chelsea. Nëse londinezët arrijnë të paguajnë çmimin e kërkuar në merkaton e dimrit, do të thyenin rekordin e Premier League që e vendosën vetë pak muaj më parë me blerjen të Moises Caicedos nga Brighton.

Lexo edhe: 

Chelsea mund të tentojë pistën Osimhen nëpërmjet Kaliodou Koulibaly, me të dy lojtarët që kanë ende raporte shumë të mira. Lojtari që u transferua në verë tek Al-Hilal, është shumë i afërt me nigerianin, pasi kanë luajtur bashkë tek Napoli.

Klubi anglez nënshkroi me Nicolas Jackson në verë nga Villareali. Senegalezi ka shënuar 7 gola për londinezët deri më tani. Pochettino do të marrë një tjetër lajm të shkëlqyer nga infermieria në ditët në vijim, teksa do të rikthehet nga dëmtimi Christopher Nkunku, i cili mund të luajë edhe në qendër të ofensivës.

Sulmuesi shqiptar, Armando Broja është një tjetër alternativë shumë e mirë e Pochettinos. Sidoqoftë, tekniku argjentinas i ka kërkuar me ngulm drejtuesve të klubit finalizimin e marrëveshjes me Victor Osimhen në janar.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...