Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Protagonist në përmbysjen e Cityt, Haaland “tallet” me arritjen e babait!

U duk sikur Manchester City do të pësonte disfatën e parë të sezonit në Premier League, teksa The Citizens e mbyllin në disavantazhin e dy golave pjesën e parë ndaj Crystal Palace. Megjithatë, në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Pep Guardiola zbritën në fushë me mentalitetin e kampionëve në fuqi dhe përmbysën ndeshjen teksa protagonist kryesor ishte Erling Haaland me tre gola të realizuar.

Për norvegjezin ishte tripleta e parë me fanellën e Manchester City ndërsa tashmë shkon në kuotën e gjashtë golave në Premier League. Edhe pse shifrat në vijim vetëm sa do të përmirësohen, pas sfidës me Crystal Palace, sulmuesi 22-vjeçar gjen kohën edhe për të vënë në lojë babain e tij, Alfie i cili në 9 vite në Premier League mes Nottingham Forest, Leeds dhe City ka shënuar 18 gola.

“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë ashtu siç po bëjmë, na u desh një rregullim i vogël gjatë lojës dhe më pas erdhi reultati. Duhet ta dëgjojmë më shumë trajnerin. Ishte ndjesi e mirë të përmbysje ndeshjen dhe ne patëm mentalitetin e duhur, duke besuar te njëri-tjetri. Tre golat? Është një moment krenarie për mua dhe familjen time.

Por, unë e di që babai sërish do më thotë se ka më shumë gola se unë në Premier League, ndaj më duhet ende të ndjek rekordin e tij. Nuk është e lehtë të transferohesh në një klub të ri dhe vend të ri, por deri më tani gjithçka ka shkuar në rregull”, u shpreh Haaland.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...