Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

PSG mes largimeve, rinovimeve dhe afrimeve/ Ja si pritet t’i ndryshojë merkato kampionët e Francës

PSG ka nisur vitin 2023 jo në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi parizienët u mundën në ndeshjen e parë ndaj Lens, ndërsa autokritika erdhi ndaj Chateauroux në Kupë.

Klubi kryeqytetas tani ka nisur të mendojë seriozisht për të ardhmen, duke filluar nga merkato, rinovimet dhe deri te largimet.

Pas një Botërori të shkëlqyer me Marokun, Azzedine Ounahi është kthyer në një temë të rëndësishme në merkato dhe së fundmi në skenë u shfaq edhe PSG, kryeqytetasit kanë përgënjeshtruar zërat e ofertës apo interesimit për mesfushorin, pasi drejtuesit e klubit nuk po mendojnë të ndërhyjnë në merkato, të paktën jo pa nisur largimet.

Mesfushori i Angers po ndiqet me interes nga disa skuadra brenda dhe jashtë kufinjëve të Francës, ndërsa në ditët e fundit, u raportua edhe për një interes, e për më tepër edhe për një ofertë konkrete nga PSG, rreth 30 milionë euro, ndërsa tani në “pole-position” mbetet vetëm Napoli.

Parizienët fillimisht kërkojnë të organizojnë strukturën aktuale të skuadrës, e më pas të mendojnë për afrimet, pasi fokusi i klubit për momentin është çështja e rinovimeve me lojtarët të cilët në fundin e sezonit do të ishin në gjendje të largoheshin nga skuadra me parametra zero.

Luis Campos po punon tani me kontratat e disa lojtarëve si, Verrati, Marquinhos, Ramos, Kimpembe dhe Messi.

Jo vetëm rinovimet, por edhe largimet mbeten një temë e rëndësishme, pasi fillimisht për të hyrë në merkato, PSG duhet të ndryshojë organikën dhe në këtë merkato pritet që të largohet sulmuesi Pablo Sarabia, i cili është në kërkim të një skuadre të re, pasi hapësirat për të janë pothuajse zero.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...