Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Raketa” e krahut drejt Realit, Bayerni gjen zëvendësuesin në Angli

Jo vetëm Kylian Mbappe, Reali i Madridit ka gati një tjetër përforcim fantastik për sezonin e ardhshëm. Alphonso Davies ka kontratë deri në 2025 me Bayern Munich.

Por, anësori i majtë ka refuzuar deri tani propozimet për rinovim. Gjë që detyron gjermanët ta shesin në verë te “Los Blancos”. Për të mos e humbur me parametra zero.

Dëshirë e vjetër e kanadezit për të luajtur në “Santiago Bernabeu”, siç theksoi kohë më parë Nedal Huoseh, menaxheri i tij.

E duan në Premier League, por edhe Reali e pëlqen. Është normale që gjithë duan ta kenë pjesë të tyren një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.

Alphonso bisedon çdo ditë me David Alaba, me të cilin ka krijuar një miqësi të madhe gjatë periudhës që luanin bashkë te Bayerni”.

Bavarezët nuk janë dorëzuar ende në lidhje me rinovimin, por në të njëjtën kohë nuk kanë humbur kohë dhe kanë piketuar pasardhësin e 23-vjeçarit.

Lexo edhe:

I përzgjedhuri është Andrew Robertson, “raketa” e krahut të majtë të Liverpoolit dhe kapiteni i kombëtares skoceze.

Lojtari nga Glasgow luan në “Anfield” prej vitit 2017. Me The Reds ka fituar gjithçka dhe mund të tundohet nga ideja për të provuar një aventurë të re.

Gjithsesi, për drejtuesit e Bayernit nuk do të jetë e thjeshtë të arrijnë një marrëveshje. Pasi Liverpooli e vlerëson shumë 29-vjeçarin.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...