Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Ratcliffe: Nuk jam këtu për të fituar para, dua ta kthej United te trofetë

ratcliffe

CEO i Manchester United, Jim Ratcliffe ka dhënë një intervistë të gjatë ku ka folur për qëllimet e tij si numri një i “Djajve të Kuq”.

Në prononcimin e tij, Ratcliffe theksoi se qëllimi i tij nuk është që të shtojë të ardhurat përmes Manchester United, por që ta bëjë këtë klub të rikthehet te trofetë.

Lexo edhe:

Po, nuk jam aspak i interesuar për aspektet financiare të këtij investimi, me të vërtetë, sepse fitoj mjaftueshëm para nga bizneset e tjera që kam nga kimikatet, nafta dhe benzina. Ky nuk është një investim financiar. Është sepse unë jam i interesuar që të shohin Manchester United të fitojë sërish. Skuadra nuk ka fituar në 11 vitet e fundit, por duhet të kthehet në pikën ku duhet të jenë në krye. Mendoj se i vetmi interes që kemi është të fitojmë ndeshje dhe të konkurrojmë për Premier League dhe Champions League. Pra, ky është interesi ynë i vetëm për t’u përfshirë me Manchester United. Kjo është ajo që përfaqëson Manchester United. Dua të them, ndoshta jam pak i njëanshëm, por mendoj se është skuadra më e madhe dhe më e njohur e futbollit në botë. Kështu që duhet të garojë gjithmonë për titullin e Premier League dhe për Champions League”-deklaroi ai.

 

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...