Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Real Madrid del me komunikatë zyrtare për Bellingham, kavilja “tradhton” mesfushorin

Real Madrid humbet shërbimet e Jude Bellingham në një moment vendimtar të sezonit, me mesfushorin që pësoi një dëmtim në kavilje gjatë ndeshjes së “Galaktikëve” ndaj Gironës. Britaniku shënoi dy nga katër golat e madrilenëve në fitoren 4-0 ndaj Gironës, mirëpo në minutën e 50 ishte i pafat duke qenë se u shkel në kavilje nga një duel me Pablo Torre.

Trajneri Carlo Ancelotti e zëvendësoi 20-vjeçarin për të mos e rrezikuar më tepër teksa klubi madrilen në njoftimin zyrtar bëri me dije edhe përgjigjet analizave të Bellingham. Fantazisti ka pësuar një dëmtim të rëndë në kavilje dhe për fat ka shpëtuar pa iu prekur ligamentet.

Pritet që Bellingham të mungojë për një periudhë trejavore duke humbur kështu ndeshjen e parë në Champions League ndaj Leipzig si dhe ato të kampionatit ndaj Rayo Vallecanos, Sevillas dhe Valencias.

Lexo edhe:

Kështu, emergjenca në organikën e Ancelottit rëndohet edhe më shumë teksa kujtojmë se trajneri italian nuk ka prej kohësh në dispozicion Alaba, Militao apo Rudiger pa harruar edhe portierin Courtois.

Në këtë sezon të parë me madrilenët, Bellingham ia ka dalë të shndërrohet në yllin e skuadrës duke shënuar 20 gola në të gjitha kompeticionet e luajtura me “Los Blancos”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...