Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Sfida me Teutën, Mehmeti: Të jesh Partizani nënkupton se ke gjithmonë presion  

Trajneri i Partizanit, Dritan Mehmeti ka folur sot në ditën e 76-vjetorit të krijimit të klubit të “të kuqve” të kryeqytetit, në lidhje me ndeshjen me Teutën.

“Demat” do të ndeshen të shtunën në orën 16:45 me “Djemtë e Detit” për javën e 19 të Abissnet Superiore.

Mehmeti ka folur për një sërë çështje, ndërsa theksi është vendosur edhe te presioni në klub, I cili sipas teknikut është normal duke filluar nga emri i madh që kjo skuadër ka.

Mendoj që të jesh pjesë e Partizanit duhet të jesh në presion gjatë gjithë kohës dhe të japësh më të mirën pasi është një ndër ekipet më elitare të futbollit shqiptar. Personalisht presioni më pëlqen pasi më motivon dhe të kërkojë nga vetja. Këtë gjë përpiqem t’ja injektoj lojtarëve që presionin ta kthejnë në entuziazëm dhe krenari që janë pjesë e Partizanit.”,-theksoi tekniku.

Prononcimi për mediat i trajnerit Dritan Mehmeti:

Përvjetori i 76 i Partizanit, si jeni?

Është një ndjesi e veçantë sepse të imponon respekt kjo skuadër. Përpos dhe faktit që skuadra futet tek kompleksi i ri për punë ditësh. Siç e dini klubi ka vite që ka vuajtur për sa i përket komplektit. Me investimet e klubit dhe presidentit kemi arritur që klubi do ta inagurojë kompleksin për punë ditësh.

Çështja e Liços

Jam transparent për çdo gjë. Për situatën e Liço asgjë nuk është e vërtetë dhe kaq e madhe sa është bërë. Ai është një lojtar mjaft profesionist. Ishte një moment që ai nuk kishte marrë atletet dhe unë i kisha ndarë në dy grupe. Ai kishte ngatërruar grupin dhe kështu që e çova në grupin tjetër të vrapimit.

Takimi me Teutën

Çdo skuadër ka filozofinë dhe vështirësitë e veta.  Është një ndeshje që të dyja skuadrat duhet patjetër që të tregojnë vazhdimësi si në lojë, por dhe në rezultat.  E kemi vlerësuar Teutën në mënyrën e duhur dhe do të japim maksimumin duke pasur parasysh që skuadra që jo vetëm të ngrejë nivelin e lojës por dhe të kërkojë rezultatin me ngulm.

Situata me dëmtimet

Kishim dhe mungesën e Kallakut. Dy lojtarë i kemi me virozë. Kallaku ka pasur një problem tek pulpa. Po ashtu dhe Zhunioir pas dëmtimit në ndeshjen me Dinamon. Po punojmë me stafin mjekësor për të arritur konkluzionin për ti pasur pjesë ndaj Teutës apo jo. Në të tilla situata vendos stafi mjekësor bashkë me atë teknik. Do ta shikojmë sot në stërvitje gjendjen e tyre.

Gjendja fizike e prurjeve të reja:

I kemi bërë testet të dy lojtarë të ardhur në momentet e fundit. Kanë një gjendje mesatare në aspektin fizik. Presim të shohim në ditët në vijim gjendjen e tyre dhe të punojmë në mënyrë individuale që ti sjellim në nivelin e skuadrës.

Debutimi i sulmuesit Mirosaljev:

Duke parë testet që kemi bërë dhe këto ditë  që ka qenë pjesë e skuadrës, mendoj se do jetë afër aktivizimit të tij.

Atmosfera në ekip:

Gjendja emocionale dhe harmonia është i atij niveli që kur kam marrë ekipin. Do të vazhdoj që ky lloj entuziazmi që jetë gjatë mbarëvajtjes së ndeshjeve. Përpos rezultateve që nuk ka qenë në nivelin e duhur dhe duhet të përmirësohemi akoma. Duhet kohë që skuadra të përshtatet dhe të sinkronizohet. Do kërkojmë që përpos rritjes së cilësisë së lojës, të vijnë dhe rezultatet.

Do kërkoni ta dominoni Teutën?

Jemi Partizani dhe do mundohemi të imponojmë lojën ndaj çdo kundërshtari në kampionat. Kjo do kohën e vet që ne të arrijmë një ekuilibër dhe do kërkojmë të marrim maksimumin tek vetja pastaj duke ju përshtatur kundërshtarit.

Presion tek Partizani?

Mendoj që të jesh pjesë e Partizanit duhet të jesh në presion gjatë gjithë kohës dhe të japësh më të mirën pasi është një ndër ekipet më elitare të futbollit shqiptar. Personalisht presioni më pëlqen pasi më motivon dhe të kërkojë nga vetja. Këtë gjë përpiqem tja injektoj lojtarëve që presionin ta kthejnë në entuziazëm dhe krenari që janë pjesë e Partizanit.
[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...