Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Shtohet numri i garave në Formula 1, Domenicali: Skuadrat do të përfitojnë ekonomikisht

Formula 1 është një nga sportet më të dashura, që çdo vit tërheq një audiencë të konsiderueshme. Rritja që ka pësuar ky sport në vitet e fundit ka nxitur idenë që kalendari i Botërorit të zgjerohet në 30 apo në 32 gara, nga 23 që janë aktualisht.  Stefano Domenicali, presidenti i Formula 1, tregoi se diçka e tillë mund të realizohet, pasi kushtet janë të favorshme që një ide e tillë mund të realizohet.

 “Po të mos ishin marrëveshjet e vjetra, Botërori i këtij viti do të kishte më shumë gara. Unë mendoj se që sot ne mund të organizojmë një kampionat me 30 apo 32 gara. Të gjitha shtetet duan të organizojnë nga një garë.

Lexo edhe: 

Ka shumë kërkesa nga shtete dhe kemi mjaft pista që janë jashtë kalendarit, ndërkohë që kemi një marrëveshje mes skuadrave që maksimumi duhet të organizohen 24 gara. Rritja e numrit të garave do të shoqërohet me ndihma ekonomike për skuadrat për të përballuar këtë rritje”.

Sezoni i ri i Forumla 1 ka nisur dhe gara e radhës do të jetë në Azerbajxhan në datat 28-30 prill. Renditja e përgjithshme deri më tani kryesohet nga Max Verstapen.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...