Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gjermani

Adeyemi merr në mbrojtje Loredanën: Jeni të padrejtë me të, vetëm unë jam përgjegjës për performancën time

Dy gola dhe dy asistime në 18 ndeshje në të gjitha kompeticionet, Karim Adeyemi sigurisht që nuk është duke kaluar një nga momentet më të mira të karrierës së tij dhe aktualisht ndodhet jashtë fushës së blertë prej një dëmtimi të pësuar në fillim të dhjetorit.

Performanca e sulmuesit të Borussia Dortmund është diskutuar shumë javët e fundit dhe në Gjermani besojnë se pas paraqitjeve të këqija të tij qëndron lidhja me reperen e njohur me origjinë kosovare, Loredana.

Lexo edhe: 

Çifti është sulmuar në rrjetet sociale dhe kjo gjë e ka mërzitur shumë lojtarit e Dortmund, i cili në një intervistë të publikuar nga klubi “verdhezi” theksoi se nuk duhet të fajësojnë Loredanën, por shtoi gjithashtu se vetëm ai ka përgjegjësi për performancën në fushën e lojës.

“E dija se çfarë lidhje po nisja, se ajo ishte dikush që ishte gjithmonë aty prezente, për ta parë të gjithë, pasi është person publik. Megjithatë më duket çmenduri që njerëzit reagojnë në këtë mënyrë. Nuk janë të padrejtë me mua, por me të dashurën time. Ajo nuk ka të bëjë fare me performancën time në fushë. Ndonjëherë njerëzit gjykojnë pa e ditur asgjë, është absurd”-deklaroi sulmuesi.

Adeyemi dhe këngëtarja u shfaqën së bashku publikisht në rrjetet sociale për herë të parë në korrik 2023.

Sulmuesi kritikon veten për performancën e tij, por ende shpreson të marrë pjesë në Euro 2024: “Nuk ishte një gjysmë e parë e mirë e sezonit dhe unë nuk jam i kënaqur me veten time. Sigurisht që do të doja të isha në Europian dhe të luaja, por së pari duhet të kthehem në formë”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...