Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Sulmuesi i Barcelonës huazohet te Dortmundi

Sulmuesi spanjoll i Barcelonës, Paco Alcacer është larguar nga klubi katalanas, për t’iu bashkuar gjermanëve të Borussias së Dortmundit.

Palët kanë rënë dakord që ish sulmuesi i Valencias t’u bashkohet verdhezinjve në huazim për 2 milionë euro, me këta të fundit që ruajnë të drejtën e blerjes për 20-25 milionë euro në fund të sezonit të ardhshëm.

24-vjeçari shkëlqeu te Valencia, ku luajti deri në vitin 2016 dhe shënoi 30 gola në 93 takime, ndërsa më pas iu bashkua Barcelonës. Në dy sezone ai luajti shumë pak me katalanët, duke diskutuar 37 takime, shumicën e të cilëve vetëm për pak minuta, ndërsa arriti të shënojë edhe 10 gola.

Te Borussia e Dortmundit Alcacer do të gjejë një ambient ideal për t’u rikthyer edhe njëherë të shënojë gola të shumtë dhe të bëhet protagonist, pasi futbolli që luajnë verdhezinjtë, është i përshtatshëm për të nxjerrë në pah sulmuesit.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...