Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Suning gjen para në ShBA, të enjten takimi i shumëpritur Conte-Zhang

Pas triumfit në kampionat, tifozët e Interit presin me mjaft interes takimin mes presidentit Steven Zhang dhe trajnerit Antonio Conte, që sipas mediave italiane do të mbahet ditën e nesërme dhe me shumë gjasa do të vendosë përfundimisht mbi të ardhmen e teknikut italian.

Planet ishin që takimi të mbahej javën e ardhshme, por grupi Suning ka arritur një marrëveshje me fondin amerikan Oaktree për një sponsorizim në vlerën e 275 milionë eurove, duke zgjidhur të paktën përkohësisht problemet financiare dhe tani mund të nisë puna për planifikimin e të ardhmes së klubit.

Në takim përveç presidentit e trajnerit, pritet të jenë edhe administratori Antonello, Marotta e Ausilio, ndërsa Conte do të kërkojë nga numri një i klubit garanci për projektin sportiv, ose thënë ndryshe ruajtjen e boshtit të titullarëve dhe përforcimin me të tjerë elementë.

Natyrisht që tekniku zikaltër e ka të qartë se këtë verë nuk do të mund të presë për blerje të bujshme, por do t’i mjaftojë garancia e ruajtjes së 6-7 titullarëve të formacionit, për të pranuar rinovimin e kontratës dhe vazhdimin e projektit.

Nga ana tjetër me 275 milionë euro kesh në arkat e klubit, Zhang është gati t’i ofrojë Contes garancitë e kërkuara, ndërsa dy njerëzit e merkatos, Marotta e Ausilio do të kenë edhe këtë herë misionin të bëjnë maksimumin në kushtet e një situate të vështirë ekonomike.

Sa i përket marrëveshjes me fondin amerikan, Oaktree ka pranuar t’i japë një borxh prej 275 milionë eurosh grupit Suning dhe nëse këta të fundit nuk i kthejnë për tre vite, atëherë shifra do të konvertohet në aksione në klubin zikaltër.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...