Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Super Savio, Spanja nuk shijonte një talent të tillë që nga Vinicius”

Girona është surpriza e madhe e këtij sezoni në La Liga. Skuadra katalanase e sheh veten në krye të kampionatit spanjoll pas javës së shtatë. Gjashtë fitore dhe një barazim, me djemtë e Michel që kanë bërë më mirë se Reali dhe Barcelona.

Drejtuesit po zhvillojnë prej vitesh një punë fantastike, pankina i është besuar një eksperti si Michel dhe futbollistët po shkëlqejnë. Duke mbushur tifozët plot ëndrra dhe duke u dhuruar atyre emocione të veçanta.

Lexo edhe: 

Një ndër lojtarët më të dalluar është Savio Moreira, braziliani i krahut të majtë të sulmit. 19-vjeçari, i huazuar nga francezët e Troyes, është përshtatur shpejt dhe shumë mirë te Girona.

Deri tani numëron dy gola dhe katër asiste në ekipin e ri. Trajneri Michel ka vetëm fjalë të mira për të, teksa impaktin e tij në La Liga e krahason me atë të Vinicius Junior, yllit të Real Madrid.

Drejtori sportiv e ndiqte Savinhon që në Botërorin U20 të vitit të kaluar. Kishim krijuar përshtypje të shkëlqyera për të, pavarësisht se vinte nga një sezon me PSV-në ku nuk kishte magjepsur askënd.

Kishim ndjesinë se ai mund të ishte lojtari i duhur për ne. Dua të them diçka të madhe: që nga mbërritja e Vinicius Junior në Spanjë, unë nuk kam parë një talent kaq të madh në lojën një kundër një”, theksoi Michel.

Gironën e pret një test i vështirë të shtunën. Në “Estadio Municipal de Montilivi” zbarkon Reali i Carlo Ancelottit. Dueli pritet të jetë i bukur dhe i luftuar.

Girona-Real Madrid, do të transmetohet në SuperSport 1, duke nisur prej orës 18:30.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...