Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Surpriza “Dzeko”, Juventusi mund ta marrë falas boshnjakun

Edin Dzeko ishte shumë pranë Juventusit verën e kaluar, por transferimi nuk krye në momentin e fundit, për arsye që tashmë dihen. Një vit më vonë, marrëveshja mund të kryhet sërish. Në këtë rast, “Zonja e Vjetër” mund ta marrë sulmuesin veteran thuajse falas, kuptohet, me miratimin e Allegrit. Nuk është një çështje që mund të zgjidhet brenda pak ditësh, por gjithsesi është një projekt që trajneri nga Livorno e ka diskutuar me presidentin Agnelli.

Gushtin e kaluar Paratici, i cili ishte ende drejtor sportiv, kishte arritur një marrëveshje në parim për transferimin e Dzekos për 17 milionë euro, por gjithçka dështoi pas ekzaminimeve mjekësore Milikut, që bindën Friedkins të mos e ndryshonin sulmuesin qendror. Dzeko nuk luajti as edhe një minutë kundër Veronës në ndeshja e parë të kampionatit, sepse konsiderohej i shitur, ndërsa në javën pasardhëse ishte në fushë kundër Juventusit.

 Sot, pas një sezoni të trazuar, Dzeko ka humbur shumë nga vlera e tij në treg dhe në moshën 35-vjeçare, kur i ka mbetur vetëm një vit kontratë me verdhekuqtë, mund të largohet nga Roma pothuajse falas.

Drejtori Sportiv, Tiago Pinto, duhet të ulë shpenzimet për pagat dhe Dzeko është një nga ata që do t’i kushtonte Romës 14 milionë euro bruto, pra edhe më shumë se trajneri Jose Mourinho. Roma mund të pranojë ta lërë të lirë, nëse vetë lojtari arrin marrëveshjen me një klub elitar. Edhe pse verdhekuqtë nuk do të donin ta shihnin me ngjyrat bardhezi, fakti që Dzeko rëndon në arkat e klubit mund t’i detyrojnë drejtuesit e skuadrës kryeqytetase ta pranojnë edhe këtë opsion.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...