Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Tani shijoj jetën, por nuk dua të kthehem në një derrkuc”, Hazard: Reali ishte ëndrra ime

Eden Hazard u pensionua pa shumë bujë nga futbolli teksa vari këpucët në gozhdë pasi dështoi në aventurën e tij te Real Madrid. Belgu nuk ia doli në LaLia prej problemeve të shumta fizike që u bënë faktor në karrierën e tij. Megjithatë, ish-sulmuesi shprehet se po e shijon jetën pas futbollit edhe pse i duhet të kontrollojë ushqimet për të mos shtuar shumë në peshë.

“Do të doja që të luaja më shumë, por dëmtimet fizike e bënë të pamundur këtë dëshirë. Më mungon pak futbolli, e pranoj, sidomos dhomat e zhveshjes, por tani mund të bëj atë që dua. Unë kam fëmijë dhe një familje.

Lexo edhe:

Mund të kthehem në Belgjikë te të afërmit e mi dhe të bëj shumë gjëra të tjera. Tani është koha për të shijuar jetën duke pirë disa birra. Por, unë nuk dua të shndërrohem në një “derrkuc”! Unë vazhdoj të jem aktiv duke luajtur tenis, padel, vrap dhe duke luajtur futboll me miqtë e mi.

Reali? Ishte ëndrra ime dhe e them edhe pse kjo aventurë nuk shkoi ashtu siç do të kisha dashur. Kur shikoj prapa dhe shoh fotot e vetes veshur me fanellën e Los Blancos, jam ende krenar”, u shpreh Hazard.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...