Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Te United i japin sërish shansin Greenwood, por skuadra e femrave nuk është dakord!

Mason Greenwood duket i “rilindur” në Spanjë te Getafe pas huazimit nga Manchester United. Pas gjithë peripecive që kaloi në Manchester, ku u arrestua pas denoncimit të së dashurës për dhunë, sulmuesi është rikthyer të bëjë atë që di të bëjë më mirë. Tetë gola dhe pesë asist me fanellën e spanjollëve në LaLiga, e kanë rikthyer Greenwood në qendër të vëmendjes.

Drejtuesit e United po mendojnë që sezonin e ardhshëm ta mbajnë në skuadër 22-vjeçarin, për të cilin vlerësimin në aspektin sportiv nuk e kanë humbur kurrë. Madje, së fundmi në skuadër është bërë edhe një votim mes lojtarëve për të kuptuar nëse pjesa më e madhe ishte e gatshme ta mirëpriste sërish Greenwood.

Lexo edhe:

Nga votimi rezultoi se të besuarit e Ten Hag janë gati të punojnë sërish me anglezin. Por, “ngërcci” vjen nga skuadra e femrave të Manchester United. Vajzat, të cilat janë njohur me mundësinë e rikthimit të Greenwood janë deklaruar tërësisht kundër rikthimit të 22-vjeçarit për shkak të së kaluarës së tij.

Edhe pse duhet theksuar se Greenwood pas hetimit rezultoi se nuk ishte fajtor, madje e dashura e tij i tërhoqi akuzat dhe së fundmi dyshja janë bashkuar sërish bashkë teksa jetojnë në Spanjë së bashku me vajzën e tyre.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...