Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Texeira shkruan historinë, bëhet kampioni më i vjetër në MMA

Glover Texeira shkruan emrin e tij në librin e rekordeve të MMA-së, pasi ia doli të shpallet kampion në peshat e rënda, mbrëmjen e djeshme në një sfidë spektakolare ndaj Blachowitz në Abu Dhabi.

Luftëtari 42-vjeçar u bë më i vjetri që ia del të fitojë titullin kampion në MMA, objektiv që nuk ia doli ta realizojë në 2014-ën, kur edhe u mposht nga Jon Jones.

Megjithatë 7 vite më vonë, amerikani me origjinë braziliane ia doli të realizojë një kapje perfekte ndaj polakut Blachowitz në raundin e dytë dhe më pas të nisë festën si triumfator në oktagonin e Abu Dhabit.

“Ne po flisnim për Dana White sot, për mënyrën si ai theu rregullat dhe po promovon jashtëzakonisht mirë MMA-në. Edhe unë sot theva rregullat, duke u shpallur kampion në moshën 42-vjeçare dhe shpresoj që të tjetër të vijojnë të shkruajnë historinë e këtij sporti në të ardhmen”, tha Texeira.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...