Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Tifozët këndonin vetëm për ty”, Georgina: Mëkat ta shohësh në stol më të fortin

Georgina Rodriguez ka reaguar pas qëndrimit në stol të Cristiano Ronaldos në ndeshjen Portugali-Zvicër. Skuadra e Santos fitoi 6-1 dhe u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Botës Katar 2022. Maroku është rivali i ardhshëm, ndërkohë që trajneri i Portugalisë e hodhi kapitenin në fushë vetëm në minutën e 73’.

Publiku nisi të thërriste në kor emrin e 37-vjeçarit dhe Santos u bind t’i dhuronte disa minutave. CR7 ia doli të shënonte një gol, por u anulua për pozicion të parregullt. Në një postim në rrjetet sociale, gruaja e Ronaldos shprehur pakënaqësinë e saj pakënaqësinë e saj për faktin që sulmuesi nuk zbriti si titullar në duelin ndaj Zvicrës.

Urime Portugalisë. Ndërkohë që 11 lojtarët këndonin himnin portugez, i gjithë fokusi i njerëzve dhe fotografëve ishin tek ti. Ishte mëkat që nuk mundëm të shijonim për 90 minuta lojtarin më të fortë në botë.

Të gjithë tifozët nuk pushuan së thirruri dhe kënduari emrin tënd. Shpresoj që Zoti dhe miku juaj Fernando Santos, të vazhdojnë dorë për dore që të përjetojmë një tjetër mbrëmje”, thekson Georgina.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...