Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Tjetër fitore për Laçin, Iskra emëron trajner kampionin e fundit me Vllazninë

Tjetër fitore për Laçin në testet miqësore që ekipi kurbinas po zhvillon në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Conference League. 48 orë pasi mposhti me përmbysje Gjilanin, ekipi i drejtuar nga Shpëtim Duro iu imponua me rezultat të pastër 2-0 Llapit, në miqësoren e zhvilluar në Strugë.

Fillimisht e tundi rrjetën Spahiu, më pas e vulosi fitoren Ujka në minutën e 80-të. Duhet theksuar se rezultati mund të kishte qenë edhe më i thellë nëse Mazrekaj, kapiteni i ri i ekipit, nuk do të kishte gabuar nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e parë.

Ndeshja e parë mes Laçit dhe Iskras do të luhet më 7 korrik. Kundërshtarët e kurbinasve në raundin e parë të Conference League kanë emëruar sot trajnerin e ri, në fakt një emër shumë I njohur për opinionin futbollistik shqiptar. Bëhet fjalë për veteranin Dervish Haxhiosmanovic, trajner i fundit që ka fituar titullin me Vllazninë në sezonin 2000-2001.

 

 

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...