Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Trajner fenomenal, Ancelottin e duan edhe ata që qëndrojnë në stol”

Shkolla italiane e trajningut mbetet gjithmonë e fortë, ndërkohë që simboli i saj është prej vitesh Carlo Ancelotti. 63-vjeçari emilian po shijon në maksimum aventurën e dytë si trajneri i i Realit të Madridit, ekip me të cilin fitoi Championsin, titullin dhe Superkupën e Spanjës në sezonin e kaluar.

Edhe sezoni i ri ka nisur në mënyrë perfekte, “Los Blancos” triumfuan në Superkupën e Europës, kryesojnë të vetëm La Liga-n, kanë siguruar kualifikimin në 16 ekipet më të mira në Champions – kompeticion të cilin do synojnë ta fitojnë për herë të 16-të – dhe vijojnë të jenë të pathyeshëm.

Ancelotti është kthyer në teknikun e vetëm kampion në pesë ligat kryesore të kontinentit të vjetër (Milan, Real Madrid, Chelsea, Bayern Munchen, PSG), teksa asnjë trajner tjetër nuk ka fituar katër herë Champions League si ai (Milan 2x, Real 2x).

Claudio Ranieri, një tjetër italian që vlerësohet dhe respektohet, sidomos jashtë Italisë, është ndalur te bashkëpatrioti i tij në prononcimin për Radio Marca.Është normale që Ancelotti të thyejë rekordet e mia, ai ka shumë vite në Spanjë.

Carlo është një trajner fenomenal, pakkush ka fituar sa ai. Ai është një trajner i vëmendshëm ndaj lojtarëve të tij dhe ia del të krijojë një atmosferë shumë të këndshme në dhomat e zhveshjes dhe brenda ekipit.

Të gjithë e respektojnë shumë, ata që zbresin në fushë dhe ata që qëndrojnë në stol. Kjo do të thotë se ai është me të vërtetë një person i jashtëzakonshëm”, deklaroi Ranieri, i cili shkroi një nga historitë më të bukura të futbollit anglez në vitin 2016 me Leicester City.

Ndërkohë, Ancelotti ka rikuperuar një titullar përpara sfidës së ardhshme, atë ndaj Sevillas në “Santiagoo Bernabeu”. Portieri Thibaut Courtois, i cili fitoi çmimin “Lev Yashin” duke u shpallur portieri më i mirë i vitit 2022, ka lënë pas problemet fizike dhe është rikthyer të stërvitet me shokët.

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...