Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

US Open, avancojnë Nadal e Wawrinka, Ikën Halep, “ok” S. Williams

Emocione që në raundin e parë të US Open. Te meshkujt nuk ka pasur shumë surpriza, ku Rafa Nadal e pati të thjeshtë ndeshjen kundër bashkombësit e mikut të tij, David Ferrer, i cili u tërhoq nga gara pa mbaruar seti i dytë. Në raundin e dytë Nadal do të ndeshet me kanadezin Vasek Pospisil.
Ndeshje e shkëlqyer për Stanislas Wawrinkan, i cili kthehet në këtë turne për herë të parë, pasi e fitoi në vitin 2016, në finalen kundër Novak Djokovic. Zvicërani mundi 3-0 me sete Grigor Dimitrovin, i cili u duk krejtësisht jashtë formës së tij më të mirë. Fitore gjithashtu për Andy Murray, i cili vuajti disi kundër australianit James Duckworth. Pas humbjes së setit të parë 6-7, Murray arriti të fitonte 3 të tjerat me rezultatet 6-3, 7-5, 6-3. Nuk ngelet pas edhe numri 3 në botë, Juan Martin Del Potro. Argjentinasi e pati të thjeshtë kundër amerikanit Donald Young, në një ndeshje që u mbyll për 1 orë e 45 minuta.
Te femrat, Serena Williams dhuroi spektakël në ndeshjen kundër polakes Magdalena Linette, ku humbi gjithsej vetëm 4 lojë. Në raundin e dytë, legjenda e tenisit do të përballet me gjermanen Witthoeft. Surpriza erdhi pikërisht te femrat, ku numri 1 në botë, Simona Halep, humbi ndeshjen e saj kundër estonezes Kaia Kanepi 6-2, 6-4, në vetëm 76 minuta lojë. Dukej qartë që Halep nuk ishte në ditën më të mirë, por dhe Kanepi zhvilloi një ndeshje perfekte, mbase më të mirën në karrierën e saj.

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...