Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Veprime të dhunshme dhe flakadanë, policia procedon tre persona pas ndeshjes Tirana-Vllaznia

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka proceduar penalisht tre tifozë pas ndeshjes së Superiores mes Tiranës dhe Vllaznisë në Air Albania. Gjatë kësaj sfide, tifozët nuk patën një sjellje korrekte duke qenë se flakadanët dhe stolat e thyer u kthyen në një problem.

Në këtë formë, pikërisht për veprimet e dhunshme para dhe pas ndeshjes, por edhe për stolat e thyer janë identifikuar tre tifozë të cilët janë proceduar penalisht. Ndërkaq, policia në njoftimin e saj bën të ditur se vazhdojnë hetimet për të identifikuar të tjerë tifozë të përfshirë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Tiranë

Ushtruan veprime të dhunshme gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Vllaznia, procedohen penalisht 3 shtetas

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes Tirana-Vllaznia të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, bënë identifikimin, shoqërimin dhe proceduan penalisht shtetasit, të cilët gjatë ndeshjes hodhën flakadanë në fushë dhe pas përfundimit të saj ushtruan veprime të dhunshme, duke dëmtuar stolat e stadiumit.

Nga shërbimet e Policisë u proceduan penalisht shtetasit A. F., 26 vjeç, B. K., 33 vjeç dhe E. S., 26 vjeç, pasi gjatë zhvillimit të ndeshjes kanë kryer veprime të kundraligjshme duke ndezur flakadanë, hedhur lëndë piroteknike në fushë, thyer stola.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme gjatë aktivitetit sportiv.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...

Merkato

Bento Matheus Krepski është portieri që Interi ka zgjedhur si pasuesin e Yann Sommer. Zvicerani ka bërë shumë mirë në dy sezonet me zikaltrit,...