Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Verrati: E lehtë të luash me Messin e Hakimin, shumë shpejt do e rritin nivelin e tyre!

Lionel Messi dhe Achraf Hakimi dy prej afrimeve të mëdha të PSG në merkaton e verës së shkuar, ende nuk janë përshtatur si duhet me mekanizmat e lojës së skuadrës së drejtuar nga Mauricio Pochettino. Gjithsesi Marco Verrati lideri i mesfushës së skuadrës pariziene ka bindjen se shumë shpejt Messi dhe Hakimi do të përshtaten plotësisht me PSG-në dhe loja e tyre do të vijë në rritje, duke qenë një plus i madh për skuadrën.

“Është e vërtetë që me rolin tim duhet të kuptoj më shpejt lojën e prurjeve të reja dhe të rris cilësitë e tyre. Të gjithë e njohin Messin apo Hakimin, por në fushë është tjetër gjë. Nuk është e vështirë të luash me këtë lloj lojtarësh. Është e lehtë të bësh një pasim te Mbappé sepse edhe nëse e jep shumë gjatë, ai e rikuperon me shpejtësinë e tij. Është e lehtë t’i pasosh Messit, i cili mund të bëjë kontroll të jashtëzakonshëm me këmbët që ka. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se këtyre lojtarëve u duhet vetëm kohë për të ndërtuar diçka kolektive dhe jam i sigurt se do të ndodhë së shpejti”, theksoi Marco Verrati.

 

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...