Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Varianti Delta bën kërdinë, por UEFA s’bën prapakthehu, finalja nuk spostohet nga Londra

Imazhi i Boris Jonhsonit teksa feston para televizionit, pas fitores 2-0 të Anglisë me Gjermaninë, rithekson një koncept: do të jetë e vështirë, thuajse e pamundur, që të anulohen gjysmëfinalet dhe finalja në Wembley për këtë Europian.

Presionet e Bashkimit Europian për të luajtur në kushte me më tepër siguri, përballë rritjes së infektimeve me COVID në Mbretërinë e Bashkuar në shtysën e variantit Delta, ku vetëm të martën pati 20 497 infektime të reja, nuk kanë ndryshuar pozicionin e UEFA-s, e vendosur për të respektuar planin fillestar. Diçka që nuk duhet të surprizojë, duke qenë se ishte vetë UEFA që gjatë shpërthimit të valës së parë të COVID-it, lejoi të luhej me dyer të hapura, në 11 mars 2020, Liverpool – Atletico Madrid, në Champions League.

Nuk jemi më në ato kushte, Europa është kontinenti ku vaksinimi po ecën më shpejt, por rihapja dhe grumbullimet vazhdojnë të shkaktojnë probleme. 80 tifozë finlandezë u kthyen nga transferta e Shen Pjetërburgut pozitivë me COVID. Varianti Delta, që ka shpërthyer në Angli (i pafalshëm gabimi i qeverisë britanike që pezulloi me vonesë fluturimet ajrore me Indinë), tani po bëhet mbizotërues edhe në vende të tjera.

Në Portugali, deri para pak kohësh, vend që ishte në listën jeshile të Mbretërisë së Bashkuar dhe në të cilin qytetarët britanikë mundtë udhëtonin pa kufizime, tani ka një qendër infektimi me versionin Delta në zonën e Lisbonës. Ka sinjale negative dhe në vende të tjera, por në Angli shifrat janë vërtet shqetësuese. Vaksinimi masiv, me 84.6% të popullsisë që ka marrë dozën e parë dhe me 62.1% me cikël të kompletuar, mbron nga virusi më të mëdhenjtë, por ata nën 30 vjeç janë më të goditur nga ajo që tanimë klasifikohet si vala e tretë.

Organizimi i 3 ndeshjeve në Wembley, me 60 mijë spektatorë për ndeshje, do të thotë se në 3 ditë do të grumbullohen 180 mijë persona. Ndërkohë pati një paralajmërim ndaj UEFA-s, nga Margaritis Schinas, zëvendëspresident i Komisionit Europian.

“Zhvillimi i 3 ndeshjeve në Wembley, nuk është një vendim i pafaj dhe duhet marrë duke patur parasysh tërësinë e fakteve. Mbretëria e Bashkuar kufizon qarkullimin e qytetarëve drejt Europës dhe pastaj u hap stadiumin 60 mijë personave”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...