Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

VIDEO/ Myrto Uzuni asist dhe “flirt” me golin, Granada më pranë mbijetesës

Myrto Uzuni vë firmën e tij në golin që vendosi sfidën Granada-Athletic Bilbao (1-0), rezultati i së cilës është shumë i rëndësishëm për skuadrën e sulmuesit shqiptar, që po kërkon mbijetesën në këtë sprint final të sezonit.

Në minutën e 35-të të takimit, Collado i rrëmben topin mbrojtësit të ekipit bask dhe pason për Uzunin, që edhe pse kishte mundësi të shënonte vetë, asistoi shokun e skuadrës, që pasi bëri një lëvizje të zgjuar nuk e pati të vështirë të tundte rrjetën.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Uzuni iu afrua vetë golit, por ishte i pafat, pasi topi përfundoi ngjitur me shtyllën.

Gjatë pjesës së dytë, vendësit ia dolin ta ruanin rezultatin, duke marrë një firore të madhe, që e afron edhe më shumë me objektivin mbijetesë (ka grumbulluar 37 pikë, pesë më shumë se Mallorca e vendit të 18-të).

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë, Uzuni gjeti golin e parë me fanellën e Granadës, në fitoren e thellë 2-6 në fushën e Mallorcas (fitoi derbin me Muriqin).

Asisti:

Rasti për gol:

Lajme të tjera

Euro 2024

Szymon Marciniak ishte protagonist në gjysmëfinalen Champions League mes Real Madrit dhe Bayern, duke anuluar një gol të gjermanëve në limitet  lojës, pasi i...

Champions League

Arbitri Daniele Orsato shpërtheu në lot në përfundim të sfidës PSG-Dortmund, e cila ishte e fundit në Europë për italianin. Orsato do të tërhiqet...

Champions League

Real Madrid-Borussia Dortmund. Kjo do të jetë finalja e këtij edicioni në Champions League. Në mitikun Wembley, 1 qershor. “Los Blancos” iu falën dygolëshit...

Serie A

Arritja e zonës Champions duket një mision mjaft i vështirë për Lazion, megjithatë kjo nuk e shqetëson aspak trajnerin Igor Tudor, i cili në...