Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Debutim me një pikë për Brojën, barazim 4-4 në “St. James Park”!

Moment i vështirë për Brojën, trajneri i Fulhamit e nxjerr jashtë planeve
Moment i vështirë për Brojën, trajneri i Fulhamit e nxjerr jashtë planeve

Fulhami barazoi 2-2 në Burnley, Brightoni fitoi në shtëpi, ndërkohë që Newcastle-Luton përfundoi në barazim 4-4! Skuadra e Marco Silvës zhvilloi një pjesë të parë fantastike.

Palhinha zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17’, ndërkohë që Fulhami gjeti edhe golin e dytë katër minuta më vonë. Me Rodrigo Muniz. Fofana shkurtoi rezultatin në minutën e 71’.

 

Armando Broja debutoi me Fulhamin në minutën e 74’, duke zënë vendin e autorit të dytë të golit. Vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutat shtesë evituan humbjen.

Fofana gjeti golin e dytë personal dhe i dhuroi skuadrës së tij një pikë me vlera për objektivin mbijetesë. Brightoni mposhti 4-1 Crystal Palace, ndërkohë që Neëcastle dhe Lutoni ndanë nga një pikë pas barazimit të çmendur në “St. James Park”.

BURNLEY-FULHAM 2-2 (Fofana 71′, 90+1′ / Palhinha 17′, Rodrigo Muniz 21′)

90+1′ Përsëri Fofana, vendasit barazojnë rezultatin.

74′ Armando Broja debuton me fanellën e Fulhamit.

 

71′ Burnley rihap ndeshjen falë golit të Fofana. 

 

21′ Fulhami dyfishon me Rodrigo Muniz.

 

17′ Zhbllokohet ndeshja, portugezi Palhinha shënon golin e avantazhit për Fulhamit.

 

Fulhami luan sot në transfertë përballë Burnleyt (16:00), skuadër që renditet në vendin e parafundit në Premier League.

Armando Broja u transferua në ditën e fundit të merkatos tek ekipi i Marco Silvës, ndërkohë që sot do e nisë sfidën nga stoli.

22-vjeçari shpreson të marrë minuta gjatë ndeshjes. Kalimi te Fulhami i ka rikthyer buzëqeshjen sulmuesit shqiptar.

Broja ka kaluar te Fulhami në një huazim të pastër deri në fund të sezonit, me drejtuesit e Fulhamit që paguan 4 mln paund në arkat e Chelseat.

Burnley-Fulham do të transmetohet live në SuperSport 4 (16:00).

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...