Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

VIDEO/ Fitore për infarkt, Arsenali përmbys Lutonin pas kohës shtesë

Luton dhe Arsenali dhuruan spektakël në takimin e luajtur në “Kenilworth Road”, ku u shënuan plot 7 gola, me fituesin që u përcaktua pasi kishte përfunduar koha shtesë.

Një gol e Declan Rice në minutën e 97-të i dha një fitore të madhe dhe me përmbysje 4-3 skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta, që kryeson Premier League-n me 5 pikë më shumë se Liverpooli.

Ishte një sukses “in extremis” nga londinezët, që besuan edhe deri në sekondat e fundit te fitorja.

Golat:

Arsenali përfiton nga një gabim në rreshti i mbrojtjes së Luton dhe në mundësinë e parë serioze arrin të shënojë. Meritë e Bukayo Saka, që pasi merr një top nga anësorja pason për Martinellin, që e çon topin aty ku nuk mund ta arrijë portieri, 0-1.

Zgjat pak epërsia e “Topçinjve”, pasi në minutën e 25-të barazon me kokë Osho, 1-1.

Arsenali, gjithsesi, e rikthen epërsinë pa u mbyllur pjesa e parë me Gabriel Jesus, që përmbyll me gol një aksion perfekt të “Topçinjve”, 1-2

Nis me gol pjesa e dytë: në minutën e 49-të, Adebayo e dërgon me kokë topin në rrjetë, 2-2

Ndodh ajo që nuk mendohej në stadiumin “Kenilworth Road”, Ross Barkley realizon golin e përmbysjes së madhe, 3-2.

Vetëm pak minuta më vonë, Arsenali shënoi me Kai Havertz, duke rivendosur baraspeshën.

Nuk dorëzohet skuadra e drejtuar nga Arteta, që e gjen golin e fitores pasi kishte përfunduar edhe koha shtesë.

Ndërkohë, takimi tjetër i javës së 15-të të Premier League-s mes Wolves dhe Burnley-t u mbyll mes fitoren minimale të “ujqërve” falë golit të Hwang Hee-Chan në fundin e pjesës së parë.

 

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...