Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

VIDEO/ Goli historik që i dha titullin Antwerpit, shijoni “perlën” e Alderweirled

 

Po luhej minuta e 95-të e takimit Genk-Antwerp, që do të vendoste se cila nga këto dy skuadra do të shpallej kampione e Belgjikës.

Në tabelë ishte shënuar rezultati 2-1, që sanksiononte titullin për Genkun, ndërsa miqtë, mes të cilëve edhe lojtari dardan, Arbnor Muja, po kërkonin dëshpërimisht golin e lavdisë.

Dhe vjen pikërisht kur kishte mbetur pak më shumë se një minutë nga vërshëllima e trefishtë e kryesorit.

Ish-mbrojtës i Tottenhamit, 34-vjeçari Alderweirled, ka në dorë golin e jetës: shkarkon të djathtën nga jashtë zonës, me topin që përfundon atje ku bashkohet transversalja me pingulen.

Një gol i pabesueshëm, që vlejti sa një titull.  Me rezultatin 2-2, Antwerpi e mbylli kampionatin në vendin e parë, me një pikë më shumë se Genku.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...