Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Merr fund makthi, Kumbulla rikthehet në fushë pas plot 10 muajsh

VIDEO/ Merr fund makthi, Kumbulla rikthehet në fushë pas plot 10 muajsh
VIDEO/ Merr fund makthi, Kumbulla rikthehet në fushë pas plot 10 muajsh

Marash Kumbulla rikthehet në fushë. Mbrojtësi i talentuar i Kombëtares Shqiptare la pas dëmtimin e rëndë, që e mbajti për plot 10 muaj larg fushave, për t’u aktivizuar në minutën e 77’ të ndeshjes Sassuolo-Napoli.

Një rikthim mjaft i rëndësishëm për mbrojtësin kuqezi, që zbriti në fushë në një moment kur llogaritë ishin mbyllur dhe Napoli kryesonte 1-6, megjithatë në këtë situatë, minutat në fushë janë shumë të rëndësishme për futbollistin.

Marash Kumbulla u dëmtua rëndë në 29 prill të vitit të kaluar, në ndeshjen mes Romës dhe Milanit dhe u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni që e mbajti shumë gjatë larg fushave.

Mbrojtësi kuqezi u largua nga Roma në janar, për t’u bashkuar me Sassuolon në huazim, në mënyrë që të marrë sa më shumë minuta dhe të gjejë formën më të mirë, për të dhënë kontributin e tij me Shqipërinë në Euro 2024.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...