Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

VIDEO/ Milani pëson tre gola, por kualifikohet, ia del edhe Benfica

Milani pëson tre gola, por arrin të kualifikohet në fazën e 1/8-ave të Europa League. Skuadra kuqezi u mposht 3-2 nga Rennes, në transfertë, por falë suksesit 3-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “San Siro”, avancon në fazën tjetër.

Tri herë arriti të shënonte Rennes në portën e Maingan me të njëjtin autor, Bourigeaud (dy herë me 11-metërsh, por “Djalli” u kundërpërgjigj fillimisht me Jovic (1-1) e pastaj me Leaon (2-2) për të barazuar përkohësisht rezultatin.

Një humbje pa “zarar” për kuqezinjtë, të cilët patën qetësinë e fitores së thellë të ndeshjes së parë, duke e toleruar disi kundërshtaren franceze.

Kualifikohet edhe Benfica, që barazoi pa gola në fushën e Toulouse, ndërkohë që e kishte fituar 2-1 ndeshjen e parë.

Rezultatet:

Freiburg – Lens     3-2

Qarabag – Braga  1-2

Rennes – AC Milan       3-2

Toulouse – Benfica      0-0

                                    Rennes – Milan 3-2

68′ – Vijon festivali i golave në “Roazhon Park”, Rennes realizon të tretin me penallti (Bourigeaud), 3-2

 

58′ – Fantastik Leao, rikuperon vetë topin dhe me një “slalom” shënon golin e dytë të Milanit, 2-2.

54′ – 11-metërsh për Rennes: Bourigeaud nuk gabon përballë Maignan, 2-1.

22’ – Barazohet ndeshje. Një pasim i Theo Hernandez kthehet në asist për Jovic, që shënon me kokë, 1-1.

11′- Zhbllokohet pas vetëm 10 mintash lojë ndeshjes mes Rennes dhe Milanit. Goditja e befasishme e Bourigeaud nga jashtë zonës përfundon në rrjetë, 1-0

Trajneri i Milanit, Stefani Pioli, i beson serbit Luka Jovic rolin e titullarit në majë të sulmit në ndeshjen me Rennes, në transfertë, bë fazën e 1/16-ave të Europa League. Një vendim i pritshëm bazuar edhe në rezulatin e ndeshjes së parë, të fituar 3-0 nga kuqezinjtë, dhe në faktin se sulmuesi nuk do të jetë I gatsëm për ndeshjen e radhës në Serinë A, për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Monzës.

Giroud është në stol, sikurse Chukëueze, Loftus-Cheek dhe Okafor.

 

Lajme të tjera

Conference League

Fitore e madhe e Egnatias në kryeqytetin e Islandës. Kampionët e Shqipërisë mposhtën 0-1 Vikingurin në një ndeshje emocionuese, me ritëm dhe plot raste....

Merkato

Jo vetëm Ngolo Kante, West Hami po provon të sigurojë edhe shërbimet e Fikayo Tomorit nga Milani. Anglezi është objektivi i madh i klubit...

Kategoria e Parë

Flamurtari kërkon me çdo kusht rikthimin në Superiore. Drejtuesit e klubit vlonjat kanë zhvilluar një merkato cilësore në emra deri tani, ndërkohë që pjesë...

Merkato

Bayerni është një nga klubet më aktive në këtë merkato të verës. Nga Olise te Palhinha e më gjerë, drejtuesit e klubit gjerman kanë...