Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

VIDEO/ “Paqe” në derbi, perla e Zirkzees zgjat pathyeshmërinë e Bolognas

Barazim në ndeshjen Sassuolo-Bologna. Dy skuadrat e mbyllën me rezultatin 1-1 derbin mes tyre në javën e dhjetë të Serie A.

Skuadra mike kaloi në avantazh shumë shpejt, që në minutën e tretë. Holandezi Joshua Zirkzee shfaqi gjithë klasin e tij.

GOLI I BOLOGNAS

Kontrolloi bukur topin e marrë nga mbrojtja, shmangu portierin kundërshtar me një lehtësi të admirueshme dhe dërgoi topin në rrjetë.

Lexo edhe: 

Vendasit barazuan në fundin e pjesës së parë. Falë një diagonaleje të saktë të rumunit Daniel Boloca.

Nedim Bajrami luajti 72 minuta për Sassuolon, teksa skuadra e Thiago Mottas regjistroi ndeshjen e nëntë radhazi pa humbje në kampionatin italian.

GOLI I SASSUOLOS

Bologna ka humbur vetëm takimin e parë kundër Milanit (0-2). Më pas tri fitore dhe gjashtë barazime.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...