Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

VIDEO/ Pedri “frymëzohet” nga Iniesta, mesfushori rrëmben numrin klasik të katalanasve

Pedri do të mbajë numrin 8 në fanellë për sezonin e ri, me mesfushorin i cili do të pasojë legjendën Andres Iniesta.

19-vjeçari, i cili u transferua te Blaugrana nga Las Palmas në vitin 2020, ka shijuar dy sezone shumë të mira në aspektin personal duke fituar edhe një rol titullari dhe shihet si një nga elementët kryesor në ringritjen e katalanasve.

Pedri fillimisht kishte fanellën me numër 16, pasi numrin e Iniestës në kohën kur spanjolli u bashkua me Barçën e dispononte boshnjaku Miralem Pjanic. Më pas ky numër iu “besua” Dani Alves-it të rikthyer,  por tani, ky i fundit është larguar nga klubi për herë të dytë, duke e lejuar më në fund “adoleshentin” të bëjë ëndrrën e tij realitet.

Natyrisht është thjeshtë një numër, por përgjegjësia e Pedrit do të jetë më e madhe pasi tifozët katalanas janë mësuar që, ai numër të bëjë “magji” në fushën e lojës, si në kohën e artë të Andres Iniesta.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...