Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Zyrtare/ Renditet i fundit, Southamptoni e kërkon shpëtimin te sulmuesi kroat

Southamptoni ka konfirmuar nënshkrimin me sulmuesin Mislav Orsic nga Dinamo e Zagrebit. 30-vjeçari ka rënë dakord për një marrëveshje me kohëzgjatje dy vjet e gjysmë me Southamptonin dhe bëhet blerja e parë e ish-skuadrës së Brojës në këtë dritare merkatoje në epokën e Nathan Jones.

Orsic ishte pjesë e skuadrës së Kroacisë që u rendit e treta në Kupën e Botës 2022 dhe shënoi golin e fitores në finalen për vendin e tretë tretë kundër Marokut.

Trajneri i Southamptonit, Jones, në lidhje me nënshkrimin me Orsic deklaroi: “Mislav është një lojtar i rëndësishëm për skuadrën tonë dhe jam i kënaqur që kemi afruar kaq shpejt. Jam i sigurt se kushdo që ka ndjekur përparimin e tij ose ka parë se çfarë ka arritur në Kupën e Botës do të kuptojë talentin që ka. Ne jemi të emocionuar që e kemi këtu.”

Orsic ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar tetë herë në 27 paraqitje për Dinamon e Zagrebit, ku ka luajtur që nga viti 2018.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...