Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

1,85 milionë paund për një orë, diamantet e CR7-ës bëjnë xhiron e botës!(Foto)

Në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Manchester United, Cristiano Ronaldo përveç se i bëri të qartë gjithë botës se është një shembull për t’u ndjekur pasi ai e konsideron veten një mashkull model, një baba të shkëlqyer dhe një familjar shumë të rregullt, duke theksuar se është i pastër dhe se çështjen Mayorga ua ka lënë në dorë avokatëve tij, CR7 bëri publike edhe orën e tij me diamante që sipas mediave angleze i ka kushtuar yllit portugez plot 1,85 milionë paund. Ronaldo u shfaq në sallën e konferencave të Old Trafford me një orë të jashtëzakonshme që u vu re menjëherë nga fotografët dhe kameramanët, por edhe nga gazetarët e pranishëm në sallë.

Bëhet fjalë për një orë të markës Jacob&Co  e gamës Caviar Tourbillon e cila përbëhet nga 424 gurë të çmuar të bardhë dhe të kuq me shkëlqim. Një orë të ngjashme kohë më parë e ka bërë publike të dizenjuar nga Franck Muller e ka bërë publike edhe reperi me famë botërore Wizkid i cili ka theksuar se i ka kushtuar 1,2 milionë dollarë.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...