Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

2 gola dhe 3 asiste nga “bisha” Haaland, Dortmundi “asgjëson” Eintrachtin

“Bisha” Haaland “kafshon” me forcë që në ndeshjen e parë të Bundesligës. Talenti norvegjez rrëmbeu skenën e “Signal Iduna Park” në fitoren e thellë 5-2 të Borussias së Dortmundit ndaj Eintrachtit të Frankfurtit. 2 gola dhe 3 asiste për 21-vjeçarin, praktikisht ka firmën në të gjitha finalizimit e verdhezinjve, që shënuan edhe një gol në portën e tyre.

Haaland asistoi Marco Reus në minutën e 23-të për golin që zhbllokoi takimin, ndërsa pak minuta më vonë Passlack i Dortmundin ishte pafat me devijimin e topin në portën e vendësve. Gjithsesi, Verdhezinjtë e rimorën shpejt epërsinë me Torgen Hazard në të 32-tën, edhe në këtë rast i shërbyer nga Haaland, për të ardhur më pas te goli i parë i norvegjezit i sigluar  vetëm dy minuta më vonë, falë bashkëpunimi me Hazard.

Në minutën e 58-të, Haaland ishte pjesëmarrës në golin e shënuar nga Reyna e pas thuajse çerek ore realizoi të dytin personal, për rezultatit 5-1. Gjithsesi, katër minuta para fundit të kohës së rregullt, Hauge shënoi një tjetër gol për Eintrachtin e Frankfurtit, që vlejti vetëm për statistikë.

Një start i frikshëm për Haaland, që nëse do të ketë vazhdimësi gjatë sezonit do të jetë pa dyshim ndër kandidatër kryesorë për “Këpucën e Artë” në Gjermani.

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...