Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

22 ditë në koma, Rico: Humba 20 kg në spital, dua të rikthehem të luaj

Sergio Rico qëndroi 22 ditë në koma pas rrëzimit nga kali, ngjarje që ndodhi në ditët e fundit të muajit maj. Për fat të mirë, portieri i PSG-së ka lënë pas krahëve periudhën e vështirë dhe gëzon shëndet të mirë.

Tani dëshiron të rikthehet sërish mes shtyllave, edhe pse mjekët nuk duan të nxitohen. Dhe për momentin vijojnë ta pengojnë që të rinisë stërvitjen intensive.

Dua t’i kthehem sërish rutinës sime, dua të ndihem përsëri një futbollist. Në spital humba rreth 20 kg… Peshoja 92 dhe rashë deri në 73. Tani peshoj 88 kg.

Lexo edhe:

Në fund të fundit, unë jam ai që ka vuajtur më pak. Familja ime vinte të më vizitonte çdo ditë, por nuk merrte asnjë përgjigje. Ata thjesht përballeshin me një person që flinte.

Nuk e kuptova jehonën e historisë sime. Do të doja më shumë leje nga mjekët sepse ndihem mirë, dua të ndihem sërish futbollist. Por nuk e kam unë në dorë rikthimin në fushë.

Nëse do të mund të vendosja, tashmë do të isha duke u përpjekur për të luajtur. Marr urdhra nga mjekët dhe nuk i vë në dyshim. Sepse janë ata që më kanë shpëtuar jetën”, theksoi 30-vjeçari spanjoll i kampionëve të Francës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...